E mbani mend sulmuesin shqiptar që vdiq në vitin 2010 si Astori? Ja kush ishte dhe si ndodhi tragjedia

Të gjithë folëm për humbjen e madhe të kapitenit të Fiorentinës. Nga kjo fatkeqësi na vjen në memorie një rast që preku çdo shqiptar në vitin 2010.

Më 15 maj 2010 në dhomën e hotelit ku ishte akomoduar skuadra angleze e Swansea City ndërroi jetë Besian Idrizaj.

Ish-sulmuesi shqiptar nga Kosova u nda nga jeta në moshën 22-vjeçare. Në një moshë e cila po shënonte fillimin e një karriere premtuese, talenti ndërroi jetë vetëm dy javë pasi do të përfundonte Championship.

Sipas raportimeve të vitit 2010, Idrizaj udhëtoi në botën tjetër pas një ataku në zemër në momentin që ishte duke fjetur.

Në të njëjtën mënyrë tragjike që i kushtoi jetën edhe Davide Astorit. Por ndryshe nga ish-kapiteni i Fiorentinës, Besian Idrizaj kishte pësuar dy para infarkte në shkurt dhe nëntor të vitit 2008 kur luante me skuadrën e Wacker Innsbruck.

Gjatë karrierës së tij të shkurtër, sulmuesi shqiptar ka luajtur me tetë skuadra të ndryshme ku prej tyre edhe dy sezone ekipin anglez të me Liverpool.

Idrizaj luajti gjithsej 57 ndeshje me tetë skuadra duke shënuar vetëm 5 gola. Ndërsa me Austria U21, sulmuesi luajti 12 ndeshje dhe shënoi 3 gola.