E kryer: Mourinho do drejtojë këtë skuadër sezonin tjetër

159

Nuk është kombëtarja siriane e as Manchester United skuadra që do udhëheqë tekniku portugez sezonin e ardhshëm. Siç raporton Sky Sports tashmë mund të quhet e kryer marrëveshja e Jose Mourinhos me drejtuesit e skuadrës parisiene PSG, përcjellë lajmin Gazeta Sheshi.

Sky Sport siguron se menjëherë pas eleminimit të Parisit nga Manchester City në kuadër të çerekfinales së Ligës së Kampionëve, presidenti i klubit Nasser Al-Khelaifi ka telefonuar portugezin për ti ofruar çekun e bardhë atij.

Siç mësohet Mou kishte qenë në pritje te një telefonate nga drejtuesit e skuadrës angleze Manchester United, mirëpo meqë kjo nuk ndodhi ai tashmë ka vendosur të pranojë ofertën e skuadrës franceze Paris SG.

The Special One do të prezantohet më 1 qershor në Parkun e Princave, derisa do ketë gjithë arkën e klubit në dispozicion për të nënshkruar me lojtarë të rinj që do ta rifreskonin organikën e skuadrës.

/Gazeta Sheshi/