E kryer, kjo do të jetë skuadra e re e Hysajt

Elseid Hysaj është shumë pranë largimit nga Napoli, teksa Roma shihet si destinacioni i mundshëm i shkodranit.

Lajmi është pohuar kohët e fundit edhe nga menaxheri Mario Giufredi, ndërkohë që së fundmi, “Calciomercato.com”, raporton se kapiteni i Kombëtares do të bashkohet me Romën në merkaton e janarit.

Probleme në krahët e mbrojtës për kryeqytetasit, e bëjnë të domosdoshëm nevojë për afrimin e një mbrojtësi krahu.

Kontrata e mbrojtësit skadon verën e vitit 2020. Sidoqoftë, verdhekuqtë mund të gjejnë një marrëveshje me një tarifë të ulët për afrimin e shqiptarit.

Roma është gati të paguajë deri në 10 milionë euro për shqiptarin, shumë që po konsiderohet e ulët nga Napoli.

/Gazeta Sheshi/