E konfirmuar: Zlatan Ibrahimovic transferohet tek Manchester United

Zlatan Ibrahimovic nuk ka marrë leje nga përfaqësuesja e Suedisë për të udhëtuar drejt qytetit të Manchesterit, me ç’rast do prezantohej edhe si lojtar i ri i United.

Lajmin e ka konfirmuar vetë përzgjedhësi i suedez Erik Hamren, i cili deklaroi se nuk ka guxuar ta bëntë një lëshim të tillë, pasi mediumet në Suedi do ta gozhdonin atë.

“Nuk kisha mundësi ta lejoja Zlatanin të udhëtonte drejt Manchesterit. Unë e kuptoj Zlatanin, mirëpo jo mediat, prandaj nëse do ta bëjë një gjë të tillë do të gozhdohesha nga mediat suedeze”, u shpreh Hamren.

Në këtë mënyrë tekniku suedez dikton të ardhmen e Ibra-s, i cili edhe më tej nuk e ka bërë publike vendimin në lidhje me të ardhmen e tij.

/Gazeta Sheshi/