E konfirmuar: Kosovës i bashkohet edhe një yll nga Bundesliga

Florent Muslija edhe zyrtarisht i është bashkuar Kosovës.

Kombëtarja e Kosovës në futboll do të përforcohet edhe me një futbollist tjetër të talentuar. Bëhet fjalë për mesfushorin ofensivë të Hannoverit, Florent Muslija.

Gazeta Express ka siguruar edhe dokumentin ku shkruhet: “Unë Florent Muslija zotohem se nga grumbullimi i ardhshëm i Kombëtares së Kosovës në futboll në shtator do të jem pjesë e ekipit dhe me nder e krenari do të barti fanellën e Kosovës”.

20-vjeçari i lindur në Gjermani është pjesë e Hannoverit, skuadër me të cilën edicionin e shkuar shënoi dy gola në 17 paraqitje. Për U20 e Gjermanisë ka shënuar një gola në pesë ndeshje.

Me Hannoverin gjerman, Muslija ka kontratë deri në qershor të vitit 2022.