E keni harruar tifozin e flaktë të Liverpoolit, ai ende nuk i ka prerë flokët

198

Para më shumë se dy vitesh, Ukë Krasniqi kishte pushtuar të gjitha mediat jo vetëm vendore, por edhe të huajat për faktin se ka rritur flokët dhe nuk do t’i presë ato derisa Liverpooli të shpallet kampion.

Të paktën ky ishte premtimi i tij.

Ndërkohë, pas dy vitesh, flokët e Krasniqit veçse janë rritur edhe më shumë. Kjo për faktin se Liverpooli nuk ka arritur të kurorëzohet me trofeun e më të mirit në Premierligë, shkruan Gazeta Sheshi.

Krasniqi është tifoz i flaktë i ekipit anglez, por duhet të pajtohet me fatin jo të mirë të tij, pasi Liverpooli as këtë edicion nuk ka gjasa ta fitojë titullin e kampionit.

Megjithatë, ekipi anglez është në gjysmëfinale të Ligës së Evropës me mundësi të mira për të triumfuar në këtë garë, por kjo nuk përmbushë kërkesën e Krasniqit për t’i ‘qethë’ flokët, pasi vetëm titulli në Angli do t’ia lehtësonte ‘dhimbjet’ që po i përjeton kohëve të fundit për shkak të rezultateve jo të mira të skuadrës së Klopp.

12472318_10153964106261550_8300742548200046235_n