E kapi gjyqtarin për krahu dhe e ofendoi, FFK e “ledhaton” me shumë simbolike

Dueli i fundjavës ndërmjet Trepçës ’89 dhe Prishtinës përfundoi me tensione, derisa dhomat e zhveshjes te gjyqtarët ishin cak i zyrtarëve të klubit mitrovicas.

Kështu Arsim Islami e kishte kapur për krahu gjyqtarin kryesor të ndeshjes Mervan Bejtullahu nga Gjilani dhe e kishte ofenduar në mënyrën më të rëndë atë. Komisioni Disiplinor vendosi të marrë masa ndaj Islamit duke e gjobitur me vetëm 150 euro, raporton Gazetasheshi.com.

Islami u dënua nga Komisioni Disiplinor me arsyetimin se ka manifestuar sjellje jo sportive duke e fyer gjyqtarin Bejtullahu që ndau drejtësinë në këtë ndeshje me plot autoritet.

Ndërkohë ndihmës trajnerit të ekipit mitrovicas Klodian Dervishi i është shqiptuar masa disiplinore e qortimit, megjithëse ai kishte ofenduar gjyqtarin kryesor Mervan Bejtullahu dhe gjyqtarin e katërt Shpëtim Murtezi.

Ndiqni njoftimin nga KD:

Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në mbledhjen e mbajtur me datë 29.08.2018, ditë e mërkurë ora 12.00 shqyrtoi procedurat e inicuara disiplinore nga ana e komisionit të garave lidhur me lëshimet e evidentuara në organizimin e ndeshjeve nga java e fundit të zhvilluara me datë 25-26.08.2018 dhe për të njëjtat duke iu referuar raporteve të zyrtarëve dhe deklaratave plotësuese sjelli këto;

 

V E N D I M E

 

ARSIM ISLAMI; përfaqësues zyrtar i klubit të futbollit “TREPÇA ’89“ nga Mitrovica me numër të ID kartelës zyrtare 009898M75, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave për manifestim të sjelljes josportive (fyerje drejtuar gjyqtarit kryesor Mervan Bejtullahu) në ndeshjen e javës së dytë të IPKO – SUPERLIGËS së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; TREPÇA 89 – PRISHTINA, e zhvilluar me datë 26.08.2018 në stadiumin “ Rizah Lushta “ në Mitrovicë (raportet e zyrtarëve; delegatit, gjyqtarit)
DENOHET;
Me të holla në shumë prej; 150 euro (njëqind e pesëdhjetë) në bazë të Rregullores disiplinore neni 40 paragrafi 1 pika 1.

KLODIAN DERVISHI; ndihmëstrajner në klubin e futbollit “ TREPÇA 89 “ nga Mitrovica me numër të ID kartelës zyrtare ; 009711M75, në procedure të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave , për manifestim të sjelljeve josportive (ofendime drejtuar gjyqtarit kryesor Mervan Bejtullahu dhe gjyqtarit të katërt ; Shpetim Murtezi) në ndeshjen e javës së dytë të IPKO-SUPERLIGËS së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; TREPÇA ’89 – PRISHTINA e zhvilluar më datë 26.08.2018 në stadiumin “Riza Lushta“ në Mitrovicë (raportet e zyrtarëve të ndeshjes; delegatit, gjyqtarit kryesor, asistentit )
DENOHET
Me shqiptimin e masës disiplinore të QORTIMIT në bazë të Rregullores disiplinore neni 40 paragrafi 1 pika 2.

/Gazeta Sheshi/