E jashtëzakonshme: Skuadra e ligës së pestë thyen rekordin 103 vjeçar në FA Cup (FOTO)

Skuadra lidere e ligës së pestë të Anglisë, Lincoln City, ka hyrë në histori të FA Cup.

Lincoln bëri befasinë duke e mposhtur në udhëtim Burnleyn në kuadër të FA Cup, për të siguruar kalimin në çerekfinale të kësaj gare.

Me kalimin në çerekfinale, skuadra simpatike që ka stadiumin me kapacitet prej 13 mijë ulëseve, bëhet skuadra e parë e ligës së pestë që arrin në këtë raund në 103 vitet e fundit.

Skuadra e fundit që e ka bërë këtë, ishte Swindon, që në vitin 1911-1912, kishte arritur deri në gjysmëfinale të FA Cup.