E goditi gjyqtarin, presidenti i Kamzës ka një kërkesë të çuditshme

Naim Qarri, presidenti i Kamzës, thuajse përlotet në intervistën e dhënë për “Top Channel”.

Ajo që ndodhi pas Kamza-Laçi, ku arbitri Eldorian Hamiti u godit nga pjestarë të stafit dhe tifozë, por edhe vetë ai, numri “1” i klubit, ka kërkuar falje publike.

“Ndihem shumë keq për këtë ngjarje që ndodhi. Nuk jam kurrë që këto gjëra të ndodhnin të unë dhe familja ime. U kërkoj falje të gjithë familjarëve dhe aktorëve që ishin në fushë, apo atyre që e kanë parë atë ndeshje edhe nga televizioni”.

“Në momentin e parë që kam dalë, telefonata ime e parë ka qenë me gjyqtarin, i kam kërkuar ndjesë. I lutem mediave ta heqin atë pjesë dhe të mos e transmetojnë më, për mua si familjar është shumë e rëndë”.

Më pas, ai u ndal te fakti që videot vazhdojnë të xhirojnë dhe i kërkon diçka: “Ju lutem mediave që të heqin pjesën e dhunës, për mua si familjar është e vështirë”.

Ka edhe një mesazh për federatën, që lidhet sidomos me futbollistët: “Dënimi është i rëndë, të paktën të mendojnë për ata lojtarë që janë prind e kanë fëmijë. I lutem FSHF-së që ta rishohin vendimin, të mendojë vetëm për stafin dhe lojtarë”.