E gjithë Peja në këmbë, Besa – Prishtina ndeshja e javës në Superligë (Foto)

233

Besa e Pejës ka pasur një start të ëndrrave këtë sezon në Superligën e Kosovës në futboll. Por, kundërshtari i radhës do të jetë FC Prishtina, skuadra më e trofeshme kosovare.

Fati ka dashur që xhiroja e katërt e Vala Superligës të sjellë njërin ndër derbit më të mëdhenj të futbollit kosovar, atë mes Besës dhe Prishtinës.

Përforcimet e verës dhe nisjet pozitive që skuadrat kanë bërë në këtë sezon, bën që Besa-Prishtina të pritet me kërshëri të madhe në opinion futbolldashës kosovar e sidomos në Pejë.

Nënkryetari i klubit pejan, Shkumbin Gashi, deklaron që “Shahin Haxhiislami” është gati për të hapur dyert për sfidën që pritet të jetë panorama më e bukur e këtij stinori.

“Është një ndeshje e rëndësisë së lartë dhe ne si klub kemi bërë përgatitjet e duhura që gjithçka të shkojë ashtu siç duhet. E kemi filluar shumë mirë kampionatin dhe presim që skuadra të tregojë futboll të bukur dhe kualitativ edhe në ndeshjen ndaj Prishtinës”, deklaroi Gashi për Olle.

Duke u bazuar në rëndësinë e ndeshjes dhe në përkrahjen e vazhdueshme që publiku pejan ia jep klubit të Besës, Gashi ka theksuar që pret shikueshmëri të madhe të dielën.

15 minuta para ndeshjes do të vendoset gurëthemeli për fillimin e punimeve në stadium.

Sfida mes Besës dhe Prishtinës fillon në ora 15:00 të dielën.