E fundit/ Një tjetër futbollist lë Shqipërinë për Kosovën

369

Para pak ditësh u njohëm më zgjedhjet e Valdet Ramës, Alban Mehës, Milot Rashicës dhe Herolind Shalës, të cilët lanë kombëtaren kuqezi për Kosovën. Por një tjetër lojtar ka zgjedhur fanellën e Kosovës, duke u larguar përfundimisht nga kombëtarja kuqezi.

Është pikërisht Amir Rrahmani ai që do lërë Shqipërinë për Kosovën. Lajmin e bën të ditur trajneri kosovar, Bylbyl Sokoli, i cili e ka vlerësuar një zgjedhje normale veprimin e Rrahmanit.

“Amir Rrahmani do ta zgjedh Kosovën. Është normale që ai do të zgjedhë Kosovën”, tha trajneri Sokoli.