E dhimbshme: Lojtarit të Liverpoolit i humb kujtesa (Video)

280

Jurgen Klopp është shprehur tejet i brengosur për Marko Grujicin, i cili u hospitalizua pas një goditje që mori në ndeshjen ndaj Liverpoolit ne International Champions Cup.

Sipas Jurgen Klopp, lojtari nuk mban mend asgjë se çfarë ka ndodhur në të vërtet me të në fushë.

“Problemi më i madh për mua në këtë moment është Marko Grujic, i cili gjendet në spital. Ai nuk mban mend asgjë, kjo po më brengos”, është shprehur Klopp.

“Shpresojmë se nuk është asgjë serioze, por një lojtar i ri me qenë në këtë gjendje – nuk është aspak e mirë”, shtoi Klopp.