E dëmtoi stadiumin duke djegur fanelën e Hajrizit, ja çfarë bënë tani tifozi mitrovicas

284

Ditë më parë në rrjetet sociale por edhe në disa portale është raportuar për djegien e fanellës me numër 12 nga njëri ndër adhuruesit më korrekt por edhe më të flaktë të grupit të adhuruesve mitrovicas “Torcida” përkatësisht Xhavit Beqiri, bile ato e kanë tepruar kinse djegia e kësaj fanelle në tribunat e stadiumit olimpik “Adem Jashari” paska rrezikuar edhe vetë stadiumin që është një e pavërtetë e madhe dhe një konstatim joserioz nga këto mediume.

Por çka ndodhi në të vërtetë?. Xhavit Beqiri është njëri ndër adhuruesit më të zëshëm , më korrekt  dhe më i “flaktë” i grupit të parë dhe më të organizuar të tifozëve në vendin tonë “torcidës mitrovicase”, ai në secilin aktivitet ka “lënë zemrën” në organizim, anim dhe mbështetje të sporteve dhe sportistëve mitrovicas në të gjitha arenat sportive.

Ai posaçërisht ka mbështetur në vazhdimësi dhe e ka dashur Drilon Hajrizin basketbollistin mitrovicas me numër 12, por është  ndier i fyer edhe i anashkaluar me faktin se ai ndonëse kishte premtuar nuk u rikthye në skuadrën gjelbër e zi të “minatorëve”, andaj i mllefosur ka ndërmarr një hap jo shumë popullor (po që bëhet edhe në vendet tjera) duke djegur “lidhjen” e vetme mes tij dhe numrit 12 që ishte fanella.

Ai në prani të disa shokëve ka vendosur që këtë fanellë ta djeg aty ku e ka bartur më së shumti, në një nga arenat mitrovicase të sportit në tribunën e stadiumit olimpik, ku është xhiruar i gjithe procesi i djegies së fanellës me numrin 12.

Ai gjatë djegies atë e ka vendosur në pjesën mbrojtëse të tribunës së lartë, ndërkohë që tymi ka shkaktuar nxirjen e vendit ku është vendosur, pikërisht për këtë qëllim të nesërmen ai ka blerë ngjyrën e njëjtë me cilën është lyer ajo pjesë, e ka pastruar , ngjyrosur pasi vetë është moler dhe e ka rikthyer plotësisht në gjendjen që ka qenë ajo pjesë e stadiumit olimpik.

Unë jam penduar që vendi ku kam vendosur të djeg fanellën me numrin 12 është përzgjedhur stadiumi olimpik, andaj kam ndërmarr masat dhe kam përmirësuar “tymosjen” e vendit, por nuk jam penduar për fanellën, e cila nuk më duhet më ka thënë Xhaviti.

Xhavitin e njohin jo vetëm sportistët mitrovicas edhe ata nga qytetet tjera por edhe sportdashësit mitrovicas, pasi shpesh ndihmon edhe kontribuon në mbarëvajtjen e ndeshjeve sportive, por edhe shitjen e biletave dhe kujdestarinë qoftë në ndeshjet e futbollit, basketbollit , hendbollit apo sporteve tjera.