E dashura e Ronaldos e pafat (Foto)

E dashura e re e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez, ka humbur punën javën e fundit. Bukuroshja iu bashkua Pradas, vetëm pak muaj më parë, por tashmë është detyruar që ta lërë pasi kjo kompani nuk i ka rinovuar kontratën, bën të ditur “El Mundo”.

Sipas “El Mundo”, Rodriguez, e cila merrte 1200 euro në muaj, u largua nga kjo kompani për shkak se ajo është shumë e famshme, dhe një pjesë e madhe e klientëve e kishin mendjen te ajo dhe jo te produktet e “Pradas”.

Kjo është hera e dytë që ajo humbet punën për të njëjtën arsye, pasi një gjë e tillë ndodhi më parë dhe te “Gucci”, por gjithsesi Ronaldo mund t’ia sigurojë ata para brenda disa minutave, pasi portugezi ka të ardhura vjetore mbi 80 milionë euro.