E çuditshme: Bastoret favorizojnë gjysmë-amatorët përballë Trepçës ’89 (FOTO)

Kompania e njohur e basteve bet 365 ka favorizuar gjysmë-amatorët e Vikingur nga Ishujt Faraoe për duelin e fazës së parë kualifikuese në Ligën e Kampionëve përballë Trepçës ’89, përcjellë Gazetasheshi.com.

Vikingur është vlerësuar me kuotën 2,50 ndërkohë Trepça ’89 me kuotën 2,75.

Ndeshjen e parë mitrovicasit do ta luajnë si mysafirë, më 27 ose 28 qershor, derisa atë të kthimit më 4 ose 5 korrik në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë.

/Gazeta Sheshi/