E bujshme: Ronaldo rikthehet te Manchester United?!

Cristiano Ronaldo mund të largohet nga Juventus, për një rikthim emocionues te Manchester United.

Panelisti Eduardo Inda duke folur për televizionin spanjoll La Sexta, ka deklaruar se pesë herë fituesi i Topit të Artë mund të largohet nga Juventusi, nëse sërish dështon të fitojë Ligën e Kampionëve.

E ardhmja e portugezit parashikohet të jetë në Premierligë, te ish-skuadra Manchester Unitedi.

Për të ardhmen e Ronaldos nisen thashethemet pas problemeve të tij me trajnerin Maurizio Sarri, i cili e zëvendësoi portugezin në dy ndeshje radhazi.

Ronaldo është transferuar te Juventusi në vitin 2018, nga gjiganti spanjoll Real Madrid.