E bujshme: Riaktivizohet KF Hysi

463

Duket e pabesueshme, por mund të bëhet realitet që në muajin e ardhshëm. Kampioni i vitit 2011, Hysi, i shuar dy vjet më parë, ka gjasa të mëdha t’i rikthehet sërish garave.

Është anëtarësimi i Kosovës në UEFA e FIFA, që ka shtyrë ish-pronarin e këtij klubi, Hysen Sadiku, të mendojë rikthimin në gara.

Burime të GazetaOlle.com pranë FFK-së, bëjnë të ditur se është vetë vëllai i Hysen Sadikut, Bashkimi, i cili është interesuar në federatë për rikthimin e klubit në gara.

Ata synojnë të nisin garat sipas rregullave nga Liga e Dytë.

Hysi ishte shuar në shkurt të vitit 2014, për shkak të krizës financiare.