E bujshme/ Messi refuzon rinovimin me Barcelonën

E përditshmja madrilene ‘Marca’ ka zbuluar se Lionel Messi në korrik ka refuzuar rinovimin e kontratën me skuadrën e Barcelonës.

“Ylli” argjentinas ka marrë këtë vendim menjëherë pas bisedave me babain e tij dhe një person tjetër i cili vazhdon të ngelet enigmë, shkruan Syri.net.

“Vendimi i Messit për të mos rinovuar me Barcelonën është marrë gjatë javës së dytë të muajit korrik, ndërsa ishte duke u përpjekur për të shkëputur me pushime me gruan e tij, Antonellan dhe dy djemtë e tij në Ibiza. Pas një dileme të gjatë Leo Messi mori një vendim që mund të jetë i jashtëzakonshëm: Duke refuzuar në këtë mënyrë kontratën me Barcelonën e cila skadon në qershor të vitit 2018”, shkruan “Marca”.

Barcelona shpreson që Messi të pendohet për vendimin e tij ashtu sic bëri me Argjentinën.

Image