E BUJSHME: Ish-futbollisti i Dritës i shënon Interit (VIDEO)

Leutrim Kryeziu ka ‘shpërthyer’ me tu inkuadruar në lojë me skuadrën e tij zviceriane Lugano, teksa i ka shënuar gol gjigantit italian Inter, raporton Gazetasheshi.com.

Ish-sulmuesi i Dritës ka realizuar në minutën e 87-të të ndeshjes në miqësoren e zhvilluar në Cornaredo Stadium ndërmjet Luganos dhe Interit.

Kryeziu u inkuadrua në lojë disa minuta para se të realizonte përballë skuadrës së Antonio Contes

Ndeshja përfundoi me rezultat 1-2 në favor të Interit, por e rëndësishme ishte që sulmuesi gjilanas la gjurmë në këtë ndeshje.

Për Interin e Contes realizuan Stefano Sensi dhe Marcelo Brozovic.

/Gazeta Sheshi/