E bujshme: Gjiganti francez kërkon ish futbollistin e Prishtinës

559

Skënderbeu është një nga klubet që ka nisur të punojë me strategji të përcaktuar për të ardhmen. Përpos lojtarëve në moshë dhe që janë në fokusin e shumë skuadrave, te korçarët kanë nisur interesimet edhe për të rinjtë nën 19 vjeç. Pas kërkesës së pak ditëve më parë për të riun Lici, tashmë është ora e një tjetër talenti që është në fokusin e skuadrave të mëdha Europiane. “Newsport.al” mëson ekskluzivisht se Monaco, gjiganti francez që militon në League 1, ka dërguar ftesë zyrtare Skënderbeut për Agim Zekën.

Djaloshi 17-vjeçar ka dalë nga moshat e Prishtinës, ndërsa është transferuar te Skënderbeu. Ai luan në krahun e djathtë të mesfushës, por edhe si sulmues krahu. Për cilësitë që ka, korçarët e vlerësojnë të riun, ndërsa kanë vendosur klauzolë për shitjen e tij. Të reja priten në ditët në vijim për këtë çështje.

12540521_936220646454492_7646214835466450258_n-606x606