E bujshme/ Futbollisti i kombëtares drejt Turqisë, Beshiktashi e kërkon për të zëvendësuar… Pepen

Duket se një futbollist i kombëtares sonë do të ndryshojë ekip në këtë sezon transferimesh.

Bëhet fjalë për Berat Gjimshitin. Mbrojtësi i Atalantës është nën “radarët” e gjigandëve turk të Beshiktashit.

Këta të fundit kërkojnë 2 mbrojtës në merkato dhe shikojnë shqiptarin si zëvendësuesin perfekt të Pepes, pas largimit të këtij të fundit.

Lajmi bëhet i ditur nga “Fotospor” ku thekson se edhe Demagoj Vida është drejt largimit.

Agjenti i futbollistit ka pasur një takim me drejtuesit turq.

gjimshiti