E bujshme, Franca po mendon për një rikthim të madh

104

Franca mund të befasojë të gjithë sa i përket Euopianit, pasi mund të bëjë një rikthim të bujshëm në kontigjentin e lojtarëve që do të marrë në Europian.

“Gjelat” kanë shumë lojtarë cilësore, por ekipit të Dider Deschamps mund t’i bashkohet edhe Franck Ribery.

Franck Ribery ka deklaruar se dëshiron të jetë pjesë e Francës në “Euro 2016”, nëse Deschamps pranon. Ai u detyrua që për shkak të dëmtimeve të mos merrte pjesë në Kampionatin Botëror, “Brazi 2014”, tashmë nuk ka fshehur mundësinë për të rishikuar vendimin dhe pozicionin e tij.

“Para se të mendoj mbi një rikthim, do të më pëlqente të diskutoja me trajnerin Deschamps. Do të doja të kuptoja nëse edhe ai dëshiron të njëjtën gjë dhe dua të përballem me atë për të kuptuar nëse e gjithë kjo është apo jo e mundur. Unë mund të jap di çka për këtë kombëtare”, është shprehur ylli i Bayernit.