E braktisin tifozët, skuadra e njohur italiane i shet vetëm 11 bileta

303

Lazio është në krizë të thellë, ndërsa kjo gjë i ka irrituar edhe tifozët e klubit kryeqytetas.

Pas largimit të Marcelo Bielsas vetëm dy ditë pas emërimit në postin e trajnerit dhe lajmit se edhe disa yje të skuadrës mund të largohen, Lazion e kanë braktisur edhe tifozët.

Klubi romak i ka shitur vetëm 11 tiketa sezonale që nga dita e djeshme, ndërsa stadium “Olimpiko” ku i zhvillon ndeshjet, ka një kapacitet prej 70 mijë ulësesh.