Njëra ndër imazhet më të brishta të duelit ndërmjet Chelseat dhe Parisit, ishte ndërhyrja brutale e Thiago Motas në mesfushorin spanjoll Cesc Fabregas. Mirëpo për çudi arbitri i ndeshjes e ndëshkoi me karton të verdhë futbollistin e Chelsat, njofton Gazeta Sheshi.
Motta kishte ngritur takën lartë duke e goditur në gjoks Fabregasin, duke rikujtuar ndërhyrjen e ashpër që pati bërë Nigel De Jong në Xabi Alonson, gjatë finales së Kampionatit Botëror në Afrikën e Jugut, viti 2010.
Nuk mjaftoi me kaq. Arbitri i ndeshjes Felix Birch ndëshkoi me karton të verdhë Fabregasin, i cili në ato momente po vuante nga dhëmbjet.
/Gazeta Sheshi/