Dyshohet se jane gjetur disa pjese te aeroplanit te zhdukur te Malaysia Airlines

95
Disa pjesë të aeroplanit të gjetura në bregdetin afrikan mes Mozambikut dhe Madagaskarit raportohet se i takojnë aeroplanit të Malaysia Airlines të zhdukur dy vjet më parë.

Sipas “NBC News” hulumtuesit nga Malajzia dhe Australia kanë parë fotot e këtyre pjesëve të gjetura dhe besojnë se i takojnë stabilizatorit horizontal të Boeing 777, modeli i njëjtë si fluturimi MH370, që ishte zhdukur në muajin mars të 2014-ës me 239 njerëz në bord.

Lajmi akoma nuk është konfirmuar, por kjo pritet të bëhet gjatë orëve të ardhshme.