Dyndje të huajsh në Superligën e Kosovës

121

Kampionati i futbollit kosovar më shumë se kurrë është vërshuar nga futbollistët e huaj. Së fundmni Prishtina dhe Trepça ‘89 kanë zyrtarizuar disa lojtarë të huaj të cilët priten të luajnë këtë fundjavë, njofton Gazeta Sheshi.

Prishtina kishte paraqitur për regjistrim shtatë futbollistë nga Kongo: Gautheir B. Makend, Basit Abdul Khaild, Pavlie M. Mulaba,  Landry Yonga Yoka, Igue Imama Ifeme, Ano Banga Mani dhe Ilenda  Mbenza Flory.

Ndërkohë ardhjen e tyre e ka konfirmuar nënkryetari i klubit, Afrim Muçiqi, i cili ka deklaruar se futbollistët do t’i bashkohen klubit kryqytetas në fundin e javës, apo edhe në fillimin e javës së ardhshme.

Ardhja nga kontinenti afrikan priten edhe te Trepça ’89, e cila po ashtu konfirmon se futbollistët e rinj John Oto Johan, Adeshina Ridwan Rasak dhe Offor Chinoso Godswill do të jenë të gatshëm për ndeshjen kundër Lirise, që do të zhvillohet të dielën.

Me futbollistët të huaj këtë edicion janë përforcuar edhe skuadrat e tjera nga Superliga, Gjilani, Hajvalia dhe Vushtrria.