Dy të dyshuar për shpërthimet në Bruksel

121

Dy terroristë të dyshuar, të vlerësuar nga policia belge si bashkëpunëtorë në sulmet e nëntorit në Paris, ka të ngjarë të jenë fokusi i hetimeve për shpërthimet e trefishta në aeroporte dhe metros në Bruksel.

Najim Laachraoui dhe Mohamed Abrini janë ende në arrati pas bastisjeve që çuan në kapjen e Salah Abdeslam, udhëheqësit të sulmit në Paris, transmeton Telegrafi.

Një teori thotë se është se ata mund të kenë nisur sulmet në Bruksel në supozimin se marrja në pyetje nga policia e Abdeslam do të kishte çuar policinë drejt vendndodhjes së tyre, përcjellin mediat e huaja.

ADN-ja e tij është gjetur gjatë hetimeve në qytetin belg të Auvelais dhe rrethin Schaerbeek të Brukselit.

Ndërkaq Mohamed Abrini, një 30-vjeçar shtetas belg me origjinë marokene, ishte parë me Abdeslam – një shok fëmijërisë – pak para sulmeve të nëntorit, transmeton Telegrafi.

Ai ishte filmuar në një pikë karburanti në rrugën drejt Parisit derisa po ngiste një Renault Clio, të marrë me qira që është përdorur dy ditë më vonë në masakrën që vrau 130 persona, më 13 nëntor 2015.

Abrini pastaj udhëtoi për në Paris me karvanin e të armatosurve dhe të sulmuesve.

Laachraoui, një sirian 24-vjeçar, thuhet se u nis për në Siri në shkurt të vitit 2013 dhe u kthye në Evropë nën emrin e rremë Soutane Kayal, të cilin ai e përdori për të udhëtuar në Hungari, në shtator, me Salah Abdeslam.

Policia ka konfirmuar se ADN-ja e Laachraoui u gjet në disa rripa shpërthyes të përdorur në sulmet e nëntorit.