Dy talentët e Illyrian United në prova të gjigantët turk

254

Dy talentët e skuadrës Illyria United, janë në prova të klubet e njohura turke: Galatasaray, Antalyaspor dhe Sivasspor, shkruan Gazetasheshi.com

Fjala është për sulmuesin Ledion Spahiun dhe portieri Mustafë Abdullahu.

Lojtarët do të qëndrojnë për një javë në Stamboll. Dy talentët pritet t’i tregojnë cilësitë e tyre për t’i mbushur mendjen skuadrave turke dhe për një ardhme të afërt të jenë pjesë e tyre

Futbollistët 17-të vjeçar në prova janë dërguar nga trajneri, Dardan Kosumi

/GazetaSheshi/