Dy skuadra ruse pas Liridon Latifit

163

Liridon Latifi pritet të largohet nga Skënderbeu gjatë ditëve të ardhshme.

Afati kalimtar për transferimin e futbollistëve është i hapur deri më 1 shtator dhe Latifi do të largohet gjatë kësaj kohe nga kampionët e Shqipërisë.

Sulmuesi prishtinas ka dy oferta të rëndësishme nga kampionati rus dhe pritet të vendosë se cilën do ta pranojë.

Skuadra e njohur ruse Terek Grozny, ku aktivizohen dy futbollistët e Kombëtares shqiptare, Bekim Balaj dhe Odise Roshi është favorite për transferimin e Latifit pasi menaxheri i tij Shkumbin Qorrmemeti ka marrëdhënie të mira me këtë klub.

Por së fundmi në garë për lojtarin është futur edhe Lokomotiva e Moskës që e ka kërkuar edhe afatin kalimtar të janarit Latifin.

Ish-futbollisti i Prishtinës ka një kontratë me Skënderbeun, por largimi i tij mund t’i sjellë rreth 800 mijë euro klubit korçar.