Dy gola dhe dy asistime – Arb Manaj bëhet “Pasha” në Turqi

Arb Manaj ka qenë edhe njëherë tjetër vendimtar për ekipin e tij turk Ankara Keciorengucu teksa ka realizuar dy gola dhe ka asistuar në dy të tjerë në fitoren prej 6-0 ndaj ekipit Akhisarspor, raporton Gazetasheshi.com.

Reprezentuesi i Përfaqësueses U21 të Kosovës ka realizuar dy herë brenda gjysmë ore lojë për skuadrën e tij.Golin e parë në ndeshje ai i realizoi minutën e 18-të, ndërkohë që shpejtë e gjeti edhe golin e dytë, pasi që realizoi në minutën e 33-të.

Manaj asistoi edhe te goli i Ekinci C. në minutën e 45-të dhe te goli i Yilmaz B. në minutën e 54-të.

22 vjeçari luajti deri në minutën e 76-të të ndeshjes, teksa u zëvendësua me sulmuesin afrikan Kone F.

Ish-futbollisti i Trepçës ’89 e dërgon në tre numrin e rrjetave në këtë kampionat dhe të pestin që kur u transferua te skuadra nga kryeqyteti turk.

Ai kishte realizuar dy gola në rrethin e parë të Kupës së Turqisë gjithashtu.

Me këtë fitore ekipi i Ankara Keciorengucu futet seriozisht në garë për t’u inkuadruar në kampionatin elitar, pasi që tashmë ndodhet në pozitën e tretë të renditjes tabelare me 18 pikë, dy më pak se lideri Altinordu.

Në këtë takim për ekipin Ankara Keciorengucu u paraqit edhe mesfushori Ilir Mustafa. Ai u inkuadrua në vend të futbollisti Akgun I. në minutën e 76-të të ndeshjes.

/Gazeta Sheshi/