Dy gëzime brenda një dite: John të dielën shkruan historinë në futbollin kosovar

Sulmuesi i Trepçës ’89 Otto John, të dielën i ka dy gëzime me skuadrën mitrovicase, pasi do të ngre lart trofeun e kampionit në Vala Superligë dhe do të thyej rekordin e moshës në Kosovë sa i përket golave të shënuar gjatë një sezone të rregullt, shkruan “Korneri.net”.

John në ndeshjen e së dielës mund ta rrisë llogarinë e golave të shënuar, pasi momentalisht ka 27, mirëpo ai do të futet në histori të futbollit kosovar si golashënuesi më i ri që shpallet goleadori i sezonit, pasi afrikani ka 19 vjet dhe 123 ditë.