Duro: Të gjithë ekipet e duan Evropën, do të duhet t’i shtrijnë këmbët sa e kanë jorganin

249

Ka përfunduar edhe xhiroja e 20-të në Superligën e Kosovës në futboll, shkruan Gazetasheshi.com

Befasia më e madhe në këtë javë ishte ndeshja Drenica – Besa e cila përfundoi ma fitues.

Këtë ndeshje e ka komentuar edhe kryetrajneri i Feronikelit, Klodian Duro, i cili tha se në Kosovë të gjithë skuadrat e duan Evropen.

“Të gjithë ekipet këtu e duan Evropën, por duhet ditur që mund të bie nga kategoria. Njerëzit duhet t’i shtrijnë këmbët sa e kanë jorganin dhe të rrinë me këmbë në toke. Një ekip e cila ka ndërruar 12 lojtarë, do të thotë që nuk ka qenë në rregull në dy fazat e para. Pra, këta 12 lojtarë e dojnë kohën që të lidhen dheë komponohen mes-vete”, tha Duro në emisionin ‘Kampionët’.

Kujtojmë që Feronikeli dhe Drenica do të përballen mes vete në xhiron e ardhshme e cila do të luhet në mesjavë.

/Gazeta Sheshi/