Komisioni i Garave ka hapur inicime disiplinore për trajneri e Feronikelit, Klodian Duron dhe futbollistin Besmir Bojkun, shkruan Gazetasheshi.com
Të enjten ndeshjen Feronikeli – Drenica, kryetrajneri i klubit nga Drenasi, Klodian Duro mund të dënohet rëndë pasi sipas raportit zyrtar të ndeshjes, në festën e fitores së klubit mysafir Duro është afruar dhe ka provukuar me ç’rast ka shkaktuar edhe incident në mes skuadrave deri në ndërhyrjen e policisë.
Teksa për përplasjen e Duros me futbollistët dhe zyrtarët e Drenicës, redaksia jonë “Sheshi” ka publikuar imazhe nga kjo përplasje
Në disiplinë është futur edhe futbollisti Besmir Bojku, i cili ka bërë një ndërhyrje të palejuar si futbollisti i fundit
Inicim disiplinor
-ndaj futbollistit të KF “Feronikeli“ , me nr 10 Besmir Bojku me nr ID 015417M95.
Motivi : Ndërhyrje e palejuar si lojtar i fundit . Sipas raporteve të zyrtareve të ndeshjes Feronikeli – Drenica.
-ndaj kryetrajnerit të KF “ Feronikeli”, Klodian Duro me nr ID 022478M77. Motivi: Pas përfundimit të ndeshjes lojtarët dhe shtabi teknik mysafirë derisa festonin fitoren në mes fushë, i njëjti afrohet dhe provokon mysafirët, me ç’rast shkakton incident në mes të skuadrave dhe me ndërhyrjen e policisë evitohet eskalimi i situatës. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes.
/GazetaSheshi/