Dukagjini shpreson ta fitojë Kupën, por ende nuk është licencuar nga UEFA

355

Dukagjini është vetëm një fitore larg që të jetësojë ëndrrën për të marrë pjesë në garat evropiane.

Ekipi nga Klina ‘preu’ biletën për finale të Kupës së Kosovës, pasi Istogu aktivizoi në lojë një futbollistë që nuk pati të drejtë të paraqitej.

Por klinasit janë optimistë që shumë shpejtë do të licencohen.

“Nuk e kemi problem licencimin, sepse obligimet që kemi ndaj futbollistëve jemi shumë mirë, do të thotë pagat i marrin në bankë me rregull. Nuk besoj që do të ketë ndonjë problem. Ende nuk kemi fillu procesin e licencimit, sepse po tregohem real nuk e kemi mundu kupën fare, por tash masi erdhëm deri këtu, gjatë javës tjetër do të fillojmë procedurat. Ne jemi në finale, as Llapi as Prishtina nuk është ndonjë favorit i madh sepse aty është vetëm një ndeshje” deklaroi Veseli për Indeksonline.

Ai falënderoi trajnerin Armend Dallku duke shtuar se falë punës së tij Dukagjini ka arritur deri këtu.