Dukagjini pritet ta transferoj Labinot Osmanin

KF Dukagjini pritet të përforcohet me një sulmues

Gazeta “Sheshi” merr vesh ekskluzivisht se bëhet fjalë për futbollistin, Labinot Osmani

Sulmuesi vushtrrias së fundmi ka qenë pjesë e ekipit të Llapit. Kujtojmë që Osmani ka luajtur në shumë skuadra të Superligës së Kosovës por edhe atyre që tani gjenden në Ligën e Parë.

Në ekipet që gjenden në Superligë, vushtrriasi ka mbajtur ngjyrat e: Llapit, Prishtinës e Feronikelit, teksa në ekipin që gjendet në Ligën e Parë është: Vushtrria.

Osmani pritet që shumë shpejtë ti bashkohet klubit nga Klina.

/GazetaSheshi/