Dukagjini merr futbollistin e Besës (Foto)

434

Dukagjini vazhdon konsolidimin për edicionin e ri të Ligës së Parë. Skuadra nga Klina së fundmi ka arritur marrëveshje me sulmuesin pejan, Erblind Mulaj.

Futbollisti i talentuar së fundmi ishte pjesë e Besës, derisa tash karrierën do ta zhvillojë te Dukagjini, me të cilët do të tentojë të inkuadrohet në Superligë, transmeton Gazeta Sheshi.

Dukagjini ka transferuar edhe Kadri Kastratin (Istogu) dhe Labinot Jetullahun (2 Korriku).

Kjo skuadër ndeshjen e xhiros së parë të edicionit të ri do ta luajë ndaj Vllaznisë së Pozhoranit në Klinë.