Dukagjini fiton derbin javës, 2 Korriku ‘shpartallon’ Vllazninë – Ja rezultatet komplete!

2487

Dukagjini ka triumfuar në derbin e xhiros së 17-të në Ligën e Parë, derisa ka mposhtur në shtëpi skuadrën e Istogut me rezultat minimal 1-0, raporton Gazetasheshi.com.

Fitore të rëndësishme në këtë grup ka realizuar edhe Malisheva, pasi që ka mposhtur thellë skuadrën e Drenasit me rezultat 5-2.

Në ndeshjet e grupit B vlen të theksohet fitorja bindëse e 2 Korrikut përballë Vllaznisë së Pozheranit, ndërkohë dy takimet tjera kanë përfunduar me rezultat të barabartë.

Rezultatet e xhiros së 17-të:

Grupi A 

A&N – Liria 1-1

Trepça – Vushtrria 1-1

Dukagjini – Istogu 1-0

Malisheva – Drenasi 5-2

Grupi B

KEK-u – R. Sadiku 0-0

2 Korriku – Vllaznia Pozheran 5-1

Vitia – Dardana 0-0

/Gazeta Sheshi/