Duka: Ndeshje me dy fytyra, nuk jemi ende gati

94

Presidenti i FSHF-së, Armando Duka ka folur pas perfundimit të ndeshjes me Austrinë ku humbëm 2-1. Ai e ka cilësuar një përballje me dy fytyra takimin e sotëm.

“Kjo ishte nje ndeshje me dy fytyra. Pjesa e pare pati shume gabime ndersa e dyte u interpretua jo keq. Ne kemi nje skuader te mire por mendoj se ende nuk jemi te gatshem psikologjikisht.

Na duhet te punojme per te besuar me shume dhe per te patur nje mentalitet tjeter. Minutat e para ishin nje panik ekstrem per skuadren e cila u vu ne veshtiresi.

Ne nje disavantazh te tille kundershtari e ka me te lehte te reagoje. Aq me teper me nje skuader te veshtire si Austria, gjerat behen gati te pamundura.

Une mendoj se ndeshja duhet te zhvillohet njesoj ne cdo minute te saj, nga e para deri tek e fundit”, perfundoi Presidenti Armand Duka për sajtin zyrtar të FSHF-së