Dueli me Feronikelin, tifozët e Gjilanit tentuan ta godasin gjyqtarin

Komisioni i Garave i IPKO Superligës dhe Ligës së Parë në përbërje: Ismet Ahmeti, Isuf Ajeti dhe Abdyl Bellopoja, në mbledhjen e mbajtur më datën 23.10.2018, lidhur me regjistrimin e ndeshjeve të IPKO Superligës për Kampionatin 2018/2019, administroi tërë materialin e prezantuar nga zyrtarët e ndeshjeve të IPKO Superligës së Kosovës në futboll (Kategoria e seniorëve), andaj bazuar në dispozitat e nenit 58 të Propozicioneve të Garave, nenit 69-të të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, në bazë të autorizimeve që ka mori këtë:

INICIM TË PROCEDURËS DISIPLINORE

1.Ndaj KF “Gjilani” (motivi – në min e 82-të të ndeshjes ndaj referit anësor F.Sekiraqa  nga afërsia u hodh një shkrepsë në drejtim të tij ku për fat të tij nuk është qëlluar) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.

Ndaj lojtarit të KF “Vllaznimi” Leke Vula  me nr lic 24 dhe nr ID 009733M92 (motivi-  kacafytje me lojtarin kundërshtar në ndeshjen KF  Vëllaznimi – KF  Vllaznia P, e zhvilluar në Gjakovë me datë 21.10.2018) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.

2.Ndaj  lojtarit të KF “Vllaznia P”, Adhurim Januzi me nr lic 22 dhe nr ID 002307M95 (motivi – fyerje ndaj asistentit të parë në ndeshjen KF Vëllaznimi – KF Vllaznia P, e zhvilluar në Gjakovë me date 21.10.2018) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.

3.Ndaj lojtarit të KF “Ramiz Sadiku”, Mubarek Musliu me nr lic 7 dhe nr ID 001688M95 (motivi – grushtim ndaj lojtarit kundërshtar në ndeshjen KF Ramiz Sadiku – KF Trepça, e zhvilluar në Prishtinë me datë 22.10.2018) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.

4.Ndaj përfaqësuesit të KF “Trepça“ Mehmet Haxhija (motivi – largim nga bankina për shkak të hyrjes në fushë pa lejen e referit në ndeshjen KF Ramiz Sadiku – KF Trepça, e zhvilluar në Prishtinë më datë 22.10.2018) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.

5.Ndaj KF “Vëllaznimi” (motivi – lëshim në organizimin e ndeshjes shkaku  i tentimit të hyrjes në fushë për të qëruar hesapet  me lojtarin mysafir  R.Hasani  pas provokimit  të publikut nga ana e tij, por ndërhyrja e shpejtë e policisë largon personin nga fusha në ndeshjen KF Vëllaznimi – KF Vllaznia P, e zhvilluar në Gjakovë me datë 21.10.2018) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.