Dueli i parave: Reagimet pas kumtimit të çiftit PSG-Manchester City

145

Dy klube shumë të pasura do të ballafaqohen mes veti në kuadër të çerekfinales së Ligës së Kampionëve. Njëherit ky do të jetë takimi i parë në histori ndërmjet këtyre dy skuadrave, derisa PSG dhe Manchester City do të përplasen në dy përballje, transmeton Gazeta Sheshi.

Ky duel ndryshe po quhet edhe “El Cashicho”, apo dueli i cash-it. Skuadra e Laurant Blanc do ballafaqohet me atë të Manuele Pellegrinit, mirëpo të tjerët po e shohin ndryshe.

“Përballja ndërmjet parave të naftës”.

“Qatar vs United Arab Emirates”.

“Milion vs Milion”.

Janë vetëm disa nga reagimet e tifozëve të ndryshëm në rrjetet sociale, të cilat janë vërshuar me komente të shumta pas kumtimit të shortit.

/Gazeta Sheshi/