Dueli i kampionëve në Kishnicë me rezultat të papritur

679

Hajvalia në konkurrencën e femrave sërish nuk tregon mëshirë për kampionin e Maqedonisë, ZFK Dragon. Para një jave, vashat kosovare triumfuan 4:0 në fushën e skuadrës maqedonase.

Ndërkohë, ballafaqimi i sotëm ndërmjet këtyre dy ekipeve i luajtuar në Kishnicë përfundoi 3:0 në të mirë të vashave kosovare, shkruan Gazeta Sheshi.

Hajvalia kaloi në epërsi me eurogolin e Blerta Kaçiut nga gjuajtja e lirë. Epërsinë e shtoi Edona Kryeziu, kurse rezultatin përfundimtar e vendosi Agnesa Rexha me kokë.

Kujtojmë që Hajvalia e drejtuar nga Emin Bajrami është fituese e kampionatit dhe Kupës në futbollin kosovar, derisa njëherit është skuadra e parë në histori që do garojë nga gara europiane.