Dua Lipa me Red Hot Chili Peppers dhe Lana Del Rey

Duket se tashmë rruga drejt suksesit për këngëtaren shqiptare nga Kosova është e hapur.

Dua Lipa ka publikuar në faqen e saj zyrtare në  Instagram posterin e një prej festivaleve më të mëdha të muzikës në SHBA, “Lollapalooza”, duke bërë të ditur se edhe ajo vetë do të jetë pjesëmarrëse në këtë festival prestigjioz.

Në të njëjtën skenë do të performojnë edhe grupet e njohura si Red Hot Chili Peppers e Radiohead, si dhe këngëtarja e famshme Lana Del Rey.

“Po vij në ‘Lollapalooza’ në Chicago! Ejani, të festojmë”, ka shkruar Dua Lipa në Instagram.

Edicioni i 25-të i këtij festivali do të mbahet që nga 28 deri më 31 korrik dhe do të zhvillohet në Grant Park në Chicago të Illionois.