Driton Kuka me mesazh të fuqishëm për situatën aktuale

Trajneri që i ka sjellur suksese të jashtëzakonshme Kosovës në sportin e xhudos, Driton Kuka ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”.

Kuka ka lënë të kuptohet se mezi pret të lirohet nga vetë-izolimi, nga ku janë futur pothuajse të gjithë qytetarët e Kosovës nga pandemia koronavirus.

Ai ka postuar një foto, ku shihet duke festuar.

“Duke synuar më shumë momente si ky… Ne do të kthehemi më të fortë!”, ka shkruar Kuka në profilin e tij në rrjetin social “Facebook”.