Drithëruese: Kjo është surpriza e Dardanëve për yjet e Kombëtares së Kosovës (VIDEO)

Tifo grupi i tifozëve ‘Dardanët’ kanë dhuruar momente emocionuese për lojtarët e Kombëtares së Kosovës.

‘Dardanët’ janë duke përgatitur një spot të ri mbështetës për Kombëtaren e Kosovës, dhe në xhirime kanë marrë pjesë edhe futbollistët.

Në disa video që po qarkullojnë në rrjetet sociale, shihet qartë atmosfera e jashtëzakonshme ku tifozët ‘Dardanë’ u këndojnë heronjve modern të Kosovës, duke iu kërkuar edhe fitoren e parë në këto kualifikuese.