Drita zyrtarizon largimin e Duros, ky është trajneri që do ta drejtojë skuadrën deri në fund të sezonit

Ashtu siç paralajmëroi Gazetasheshi.com pak orë më parë edhe ndodhi. Drejtuesit e klubit gjilanas e kanë pranuar dorëheqjen e trajnerit Shpëtim Duro dhe në këtë mënyrë palët ndajnë rrugët pas më pak se gjashtë muajsh.

Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e klubit bardhekaltër, derisa kanë njoftuar për largimin e 59 vjeçarit, duke i uruar atij suksese të mëtutjeshme.

“Dorhiqet kryetraineri SHPËTIM DURO

Klubi jonë FC DRITA ju njofton që ka dhënë dorheqje kryetreneri Duro!
Pas një takimi që kishim menjëher pas ndeshjes së djeshme, me një marrëveshje mes dy palësh është vendosur që të ndërpritet bashkëpunimi!

Pas eleminimit nga kupa e Kosovës, dhe dalja nga objektivi i vetëm i klubit për këtë sezon, z.Duro ka ofruar dorheqjen, gjë që është pranuar nga klubi bardh e kaltër!

FC DRITA e falënderon profesor Duron për punën profesionale që ka bërë me klubin dhe i dëshiron shumë suksese!”, thuhet në kumtesën e bardhekaltërve.

EKSKLUZIVE: Nuhiu pritet të marrë drejtimin e skuadrës

Foto: Ardian Nuhiu pritet ta drejtojë ekipin e Dritës deri në fundin e sezonit 2018/19

Gazetasheshi.com ka mësuar ekskluzivisht se Ardian Nuhiu pritet të marrë drejtimin e ekipit bardhekaltër deri në fundin e kampionatit.

Nuhiu i cili erdhi së bashku me Duron dhe ishte dora e djathtë e tij do të vazhdoj të qëndroj në klubin bardhekaltër.

40 vjeçari më parë kishte drejtuar skuadrën e Shkupit në kampionatin maqedonas, ndërkohë me bardhekaltërit ka kontratë edhe për një vit të plotë.

/Gazeta Sheshi/