Drita zyrtarizon Alban Dragushën si pjesë e stafit teknik!

Alban Dragusha është emëruar edhe zyrtarisht në postin e ndihmës trajnerit te FC Drita, shkruan Gazetasheshi.com.

Dragusha do të jetë pjesë e stafit teknik te ish-kampionët e vendit, teksa do të ushtrojë rolin e trajnerit ndihmës të Ardian Nuhiut.

Përpara se të pranonte këtë detyrë, Dragusha ka punuar si trajner te ekipi i KEK-ut dhe Ramiz Sadiku, ndërsa krahas shumë klubeve nëpër të cilat ka bërë karrierë si futbollist në Kosovë, Shqipëri, Suedi ai ka veshur edhe fanellën e Dritës.

Dragusha është prezantuar nga faqja zyrtare e klubi ‘bardhekaltër’.

Alban Dragusha emërohet ndihmës trajner në FC DRITAKlubi jonë krahas përforcimeve me lojtarë cilësor gjatë këtij afati…

Posted by Drita FC on Thursday, July 11, 2019

/Gazeta Sheshi/