Drita vjen me një imazh shumë interesant para derbit me Gjilanin (FOTO)

Drita dhe Gjilani do të ndeshen të enjten në derbin e xhiros së shtatë të Vala Superligës.

Ndonëse asnjëra skuadër ende nuk e ka luajtur duelin e xhiros së gjashtë, ethet e derbit kanë bërë që të flitet për të parakohe.

Kësisoj, Drita ka reaguar në faqen zyrtare të klubit në facebook me një imazh tejet interesant nga festa e golit të Fidan Gërbeshit ndaj Drenicës, transmeton Gazetasheshi.com.

Drita do të jetë vendase dhe tifozëve të saj, ‘Intelektualëve’ do t’u takojë tribuna e madhe në ballafaqimin e së enjtes që luhet prej orës 15:30.

FC Drita vs KF Gjilani (28.09.2017) Ora 15:30 Stadiumi "Selami Osmani – BEZI" Gjilan

Posted by Drita FC on Friday, September 22, 2017