Drita transferon lojtarin që së fundmi luajti te Gjilani

537

Drita ka arritur të sigurojë shërbimet e mesfushorit gjilanas, Alban Rexhepi.

Rexhepi që sezonin e shkuar kishte mbrojtur ngjyrat e Gjilanit, në këtë verë kishte arritur marrëveshje me Llapin, por e kishe lënë këtë skuadër për të shkuar në Shqipëri.

Mesfushori kishte kaluar te Laçi, por as me këtë skuadër nuk e ka gjetur gjuhën e përbashkët.

Ai është kthyer në vendlindje dhe ka arritur marrëveshje me Dritën për vitin e ardhshëm.

“Kam pranuar të kthehem te Drita sepse jam tifoz i Dritës dhe për mua ka qenë shumë veshtirë të luajë për ngjyra tjera. Tani jam te Drita dhe do të luftojmë t’i gëzojmë ‘Intelektualët’ me trofe”, tha Rexhepi për ‘GazetaOlle.com’.

Dy skuadrat nga i njëjti qytet janë futur në garë me njëjta tjetrën për të siguruara lojtarë sa më të mirë.