Osmani, përforcimi i parë i Dritës

649

Rezultatet e kryesisë së re kanë filluar të shihen menjëherë. Ekipi i drejtuar nga Sadat Pajaziti ka realizuar transferimin e parë.

Bëhet fjalë për mesfushorin, Petrit Osmani, i cili në edicionin e fundit luajti për Prishtinën.

Osmani njihet për teknikën e përsosur dhe shpirtin luftarak dhe do të jetë tejet i nevojshëm për mesfushën e ekipit gjilanas.

Ndryshe, Drita ka paralajmëruar edhe shumë përforcime tjera.