Drita realizon një përforcim të madh (Foto)

787

As dhjetra përforcime nuk i kanë mjaftuar Dritës pas organizimit, pasi drejtuesit e klubit kanë njoftuar se kanë arritur marrëveshje me sulmuesin maqedonas, Blagojke Glavevski.

Ky i fundit është prezantuar si përforcim i ri përderisa në të kaluarën ka luajtur për skuadra si Shkëndijën e Tetovës, Sileksin, Napredokin.

Afati kalimtar veror mbyllet më 31 gusht dhe ende nuk dihet nëse Drita do ta mbyllë kuletën me kaq.